Revista Jeta

Rikthehet revista “Jeta” me një konceptim të ri, bashkëkohor dhe më pranë lexuesve të saj! Në treg prej 17 vitesh dhe e ndërgjegjshme për arritjet e saj, është këtu së bashku me ju, për të përballuar sfida të reja, gjithmonë besnike ndaj profesionalizmit dhe pasionit tonë. Përtej sipërfaqësores, revista “Jeta” synon të depërtojë më thellë se më parë, në hapësira të pashkelura të artit, krijmtarisë, kulturës dhe fenomeneve shqiptare. Të drejtëpërdrejtë, të vërtetë, por mbi të gjitha të pavarur, sjellim në treg 200 faqe përplot dashuri për punën tonë! Një qasje krejt e re çdo tre muaj, por që ruan thelbin e saj, sepse origjina është dhe identiteti jonë! Historiku i saj, gërshetohet më së miri me platformën e re Online, që na bën të arritshëm nga cilido shqiptar anë e mbanë Botës. Revista “Jeta” synon të jetë pranë jush, për çdonjërin që dëshiron të jetë pjesë e aktualitetit dhe projekteve inovative që presim të realizojmë hap pas hapi dhe pse jo, jemi të hapur edhe ndaj sugjerimeve dashamirëse, për ta kthyer punën tonë në një pikë referimi për çdo lexues.

Në fokus të këtij numri pranveror, janë femrat shqiptare, të zhveshura nga paragjykimet dhe të lira për të qenë vetvetja, si femra, nëna, kolege dhe pjesë thelbësore e shoqerisë sonë. Hapësirë të veçantë kanë gjetur artistët e vërtetë që kanë kthyer artin e tyre në frymëzim për të tjerët dhe akoma, sipërmarrës të rinjë dhe të vjetër, qytetarë të thjeshtë, por me histori të veçanta dhe ide brilante, në një botëkuptim 360 gradë! Ne prekim çdo cep të jetës suaj, pavarësisht se ku ndodheni, pavarësisht se çfarë profesioni keni dhe ku synoni të arrini, ne ju kemi hapur dyert e Revistës sonë!

Jemi krijmtari e pastër, pulsojmë ambicie, pasion dhe punë të sinqertë, siç janë të sinqerta edhe synimet tona! Sa herë që fjala jote të kërkojë një strehë të paanshme, dhe arti një zë të fuqishëm, ne do të jemi Gjithmonë me ty!