Surprizoni partnerin me recetat e Chef Dorzit Si të përgatisim hap pas hapi një recetë të thjeshtë, të shijshme dhe ekonomike!

 

U ndeshëm një ditë krejt rastësisht me profilin instagrami të “Chef Dorzi-t”. Një natyrë alternative, të paktën këtë përcillte nëpërmjet fotografive të tij, brenda dhe jashtë kuzhinës. Vendosëm ta takonim, e kuptuam që në fillim që kishim të bënim me një personazh interesant dhe, në fakt, kështu rezultoi të ishte dhe natyra e tij, ashtu sikur pamja, ku tatuazhet e veçanta e prezantonin përpara se ta bënte dhe vetë ai.

 

E keni pyetur ndonjëherë veten se ku dallon në thelb një kuzhinier nga një CHEF kuzhine? Ne pyetëm Endrin, i cili i kishte idetë shumë të qarta në lidhje me këtë dallim thelbësor. Eshtë VIZIONI ai që e bën një kuzhinier të kalojë në një stad tjetër dhe më pas, të vlerësohet dhe me titullin më të lartë “Chef”. Vizioni që duhet t’i bashkohet elementëve të tjerë të domosdoshme siç është PASIONI, ORIGJINALITETI, EKSPERIENCA, PERKUSHTIMI dhe pa harruar, AMBICIEN për të sjellë diçka të re, në një botë ku duket se gjithçka ekziston tashmë dhe vështirë se mund të surprizosh ende! Por surprizuese janë, ndërkohë, recetat e tij në pamje elegante, pa mbingarkesa, ndonjëherë klasike, por të prezantuara në variant më modern dhe personal.

 

Chef i mirënjohur i “Vila Alehandro”, Endri Dorzi, do të na mësojë një recetë të thjeshtë kësaj here, dedikuar të gjithë meshkujve që duan të surprizojnë partneren e tyre! Produkte të freskëta, aroma të forta që shkrihen me njëra-tjetrën duke sjellë një përzierje delikate dhe të papritur siç është dhe “Rizoto me zaferan, kërpudha Piopine, lajthi dhe parmixhano. Ne e provuam, ndaj dhe po jua sugjerojmë!

 

Ndiqni galerinë më poshtë:

 

 

Leave Your Reply