Shtrihu dhe fikso horizontin..

Vera vjen me temperatura të larta dhe nuk është e thjeshtë të ruash qetësinë nën rrezet e diellit. Kur shkojmë buzë detit, shkojmë me idenë dhe mendjen se do të relaksohemi dhe vërtet ashtu ndodh. Ehh, ka dhe disa momente kur vërtet që bëhemi shumë nervozë. Vapa apo rëra ngjitur nëpër trup? Mos ndoshta është femija ngjitur bërtet apo gurët të cilët të vrasin kaq shumë këmbët? Janë momente që në fakt kanë mbledhur pak nga të gjitha dhe askush nuk do të mundet ndonjëherë të gjejë një arsye të vetme për nervozizmin që po përjeton.

Nuk ndodh gjithmonë kështu. Sa e sa herë kemi patur ditë të mrekullueshme ku jemi zhytur vetë në rërë apo jemi shtrirë mbi gurat e nxehtë. Momente kur kemi admiruar dhe xhelozuar ciltërsinë dhe botën e fëmijëve përreth. Ata gjejnë çdo mjet rrethanor për ta bërë ditën e tyre në plazh më të bukur. Ndoshta duhet të mësojmë edhe ne diçka prej tyre.
Po ditët kur ka rënë dhe shi dhe përveçse një shtrembërim disa sekondësh të fytyrës askush nuk e ka ndryshuar planin fillestar të plazhit. Madje kemi shijuar momentet kur jemi larë në det teksa shiu po binte. Një ditë nën diell e një tjetër nën hije sepse vapa ndonjëherë të bën të të merret fryma po për këtë ka gjithmonë një zgjidhje. Një e lagur surprizë ose disa copa akulli që humbasin formën e tyre menjëhere sapo bien në kontakt me lëkurën..

Janë pikërisht këto çaste që nuk duhet t’i harrojmë kur vijnë momentet e ngarkuara me energjitë negative. Nësë e lëmë detin të na hipnotizojë të jeni të sigurt se nuk do t’ju kapi syri asgjë tjetër përreth. Nëse fokusohemi tek tingujt që vijnë nga kërcitja e gurëve që i mer vala, as zërat e lartë të njerëzve për rreth nuk do i degjoni.
Shtrihuni. Lëshojeni trupin dhe fiksohuni në nje pikë të horizontit. Asgjë dhe askush tjetër nuk është momentalisht pranë teje. I ke vendosur të gjithë brenda një kutie dhe për momentin atë e ke lënë diku larg teje. Po të duash edhe mund t’i mbyllësh sytë dhe të imagjinosh se si je shtrirë në një varkë me vela dhe ajo ka ndaluar në mes të detit. Vetem ti, që lëkundesh butësisht nga valët dhe ndonjë pulëbardhë e cila fluturon poshtë teje.

Mos u mundo të mos mendosh, thjesht mer frymë thellë.
Fëmijët janë përsëri aty përreth. Ti qëndron ende shtrirë mbi rërën e nxehtë dhe vapa është akoma mbytëse. Por për pak sekonda mundesh ta harrosh dhe nëse ke durimin që heren tjetër këto sekonda t’i bësh minuta e kështu me rradhe, atëhere më lejo të të them miku im se ja dole dhe e ke fituar betejen me stinën shushatëse të verës.

Mer frymë thellë dhe çtoksiko energjitë negative.

Leave Your Reply