Sa duhet të shpenzoni për një unazë fejese?

“Ventaglio D’Arpe” në Tiranë
April 9, 2017
Scarlett Johansson ka një ide teper franceze për monogaminë…
April 10, 2017

Sa duhet të shpenzoni për një unazë fejese?

 

Të gjithë e kemi dëgjuar rregullin që, për të blerë një unazë fejese duhen disa rroga bashkë. Por nuk është ekzaktësisht e vërtetë! Sa duhet të shpenzoni në të vërtetë?

SA KENI NE KULETEN TUAJ?

Situata financiare e kujtdo është ndryshe dhe një plan strategjik i bazuar në një situatë specifike ka më tepër rëndësi. Në një fazë të caktuar ju përcaktoni sesa doni të shpenzoni dhe çfarë është e përshtatshmte. Jeni në shkollë? Keni ju detyrime? Jeni finaciarisht i stabilizuar dhe i sigurtë? Jeni financiarisht i pavarur? Ndihmoheni financiarisht nga prindërit? Mos merni vendime të rrezikshme financiare pa u bazuar në rregullin – “merni vendime duke u bazuar në situatën tuaj”.

 NDIQ ZEMREN TENDE

Kjo është zgjedhje emocionale, kështu që shumë rregulla mbase nuk aplikohen, pasi duhet ndjekur ajo që ju ndjeni. Në qoftë se doni të shpenzoni shumë apo pak, bëni atë që ndjeni dhe ajo është e duhura. Në qoftë se ju mendoni se mund ta përballoni, por nuk është momenti, atëherë mos e bëni. Duhet të jeni të vërtetë me veten dhe me gruan tuaj të ardhshme.

MOS DEMTONI JETESEN TUAJ TE PERDITSHME

Ju duhet të shpenzoni aq sa ju bën të ndjeheni komfort pa ju ndikuar në jetesën e përditshme. Ju mund të harxhoni rrogën e 3 apo 6 muajve për të plotësuar ëndrrën tuaj, por në qoftë se kjo ju ndikon në përditshmëri mos e bëni. Do ta bënit ju që të blinit makinën tuaj të ëndrrave, por nuk keni karburant? Jo. I njëjti rregull aplikohet edhe këtu. Që mos të demoralizoheni dhe mos të dilni nga korrnizat e shpenzimit, vendosni buxhetin tuaj maksimal, që me atë vlerë të merrni diçka me vlerë.

KU DO TA BLINI UNAZEN?

Në vendin që do ta blini unazën ndikon në kosto dhe në vlerë. Në qoftë se e blini në një vend që është shitës i njohur dhe me emër, ju mund të paguani më shumë. Por në qoftë se ju shkoni në një dyqan më pak të njohur ju do të merrni të njëjtin product, por me vlerë më të ulët.

BLINI NJE UNAZE QE TE KETE KUPTIM DHE NDENJA

Një unazë e mirë nuk ka pse të jetë e shtrenjtë, një unazë duhet të jetë e përballueshme për kuletën tuaj, por më shumë vlerë në brendinë e saj.

TOGETHER FOVEREVER

Ne kemi filluar të shohim çifte që e dizajnojnë dhe e blejnë bashkë. Në qoftë se ju nuk po kërkoni për një partner tjetër, atëherë mund të vijë momenti për të blerë një unazë më të mirë.

PROPOZONI ME NJE UNAZE QE MUND TA PERBALLONI TANI

Në qoftë se ju nuk mund ta përballoni për të blerë unazën e ëndrrave tuaja, kur ju keni gjetur personin që doni të kaloni jetën tuaj, mos lini që të ndryshojë fati dhe planet tuaja. Propozoni me një unazë që mund ta përballoni tani dhe mos harroni, mund të blini një më të mirë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is copyright protected !!