Revista “Jeta” në festë Gjithmonë me ty!

Një festë intime dhe tepër miqësore mes stafit dhe njerëzve më të afërt të revistës “Jeta”, u organizua mbrëmjen e djeshme, në ambientet e zyrave të TIMG-së. Tarraca u kthye në një djep të artistëve të rinj, të cilët stafi kishte zgjedhur për të promovuar. Elvis Kita ishte artisti i parë i përzgjedhur për t’u promovuar gjatë kësaj mbrëmje, falë një ekspozite të organizuar posaçërisht për krijimet e tij. Çdo cep i tarracës ishte i dekoruar nga objekte të krijuara nëpërmjet riciklimit të drurit apo metalit. Këto materiale kanë sjellë në jetë punime artistike, të cilat mund të quhen me plotë gojën mbresëlënëse.

Ato çka e plotësonin më së miri këtë ambient artistik, ishin ritmet e muzikës Jazz dhe Blues, të cilat përcilleshin tek të ftuarit nga zeri mbresëlënës i Erina Seitllarit dhe notat e kitaristit Xhon Treni. Grupi Wheel’s of Blues”, i cili ka rreth një vit që është krijuar, tërhoqi vëmendjen e personave të pranishëm, duke i dhënë harmoni gjithë ambientit.
Kjo ishte dhe festa e parë ndër të shumtat që do të pasojnë nga stafi i “TIMG”-së. Ndërkohë që synimi është përkrahja dhe promovimi i artit!

Leave Your Reply