Pyetja e përjetshme: Çfarë do një grua ?

A je vërtet gati për të nisur një marrëdhënie ?
April 11, 2017
Në një zë me Marsela Hoxhën!
April 13, 2017

Pyetja e përjetshme: Çfarë do një grua ?

Pritshmëritë janë të shumta kur jepen premtimet përpara të gjithve ditën që shkëmbehen kurorat e unazat, por nuk bëhet aq e thjeshtë përmbushja e tyre me kalimin e kohës. Meshkujt janë mësuar tashmë se të dish se çfarë do një grua është shumë e veshtirë dhe me këtë justifikojnë veten në shumë momente e për shumë gjëra të tjera. Por, në fakt, mund të bëhen shkaktarë konfliktesh. Kjo nuk do të thotë se pritshmëritë tuaja për të ardhmen, qëllimet dhe objektivat nuk janë më të njëjta. Për të mos i kthyer ato debatet e vogla, të cilat rregullohen me një seks pajtimi, në sherre të mëdha, bashkëshortja jote pret qe ti të bësh gjëra të vogla çdo ditë.

 

-Ajo ka nevojë për dashuri
Ajo e di që ti e do, por e ka të nevojshme ta shohë këtë të reflektuar në çdo formë e çdo aspekt. Ajo kërkon ta shohë në komplimente, në seks, passion, dhurata dhe jo vetëm për ditëlindje apo Shën Valentin.

-Ajo ka nevojë për një mashkull
Ku do të mund të dallonim një mashkull të vërtetë dhe të maturuar? Shumë e thjeshtë, kur ai mban premtimet e veta dhe është gjithmonë suportues. Ajo nuk ka nevojë për një qarraman, i cili nuk arrin të marrë një vendim pa ndihmën e saj. Në atë pike, ajo mund të mendojë se jeta e saj do të ishte shumë më e thjeshtë, nëse ai nuk do të ishte fare aty.

-Ndihmë me gjëra të vogla
Meshkujt kanë tendencën ta ndajnë punën, në punë për femrat dhe punë për meshkujt. Dhe nëse mendon se punët e shtëpisë janë pikërisht punët që i takojnë gruas, sapo hape një derë debatesh të njëpasnjëshme, të cilat nuk do të reshtin kurrë së prishuri atmosferën në shtëpin tuaj. Ajo ndoshta nuk pret që të lani dyshemenë, por, nëse do të lanit pjatën tuaj ndonjëherë, apo, më në fund, të vendosnit një raft në mur, i cili ju pret prej muajsh, ajo do të ishte shumë mirënjohëse.

-Ajo ka nevojë për dikë që ta degjojë
Një grua ka nevojë të flasë, kjo është mënyra se si ne funksionojmë. Nëse ti mundesh t’i mbash emocionet dhe problemet e tua përbrenda pa shqetësuar njeri, ajo nuk mund të bëjë të njëjtën gjë. Nëse nuk do të mbështetej tek ti, tek kush do të mund ta bënte. Ti je mashkulli i saj, dashuria e saj e miku i saj i më i ngushtë. Vuaj, por dëgjoje! As nuk ke nevojë të thuash gjë mbrapsht, thjesht tund kokën dhe thuaj “mmmmhhh”.

-Ajo do që ti të hapësh me të
Nje femër ka nevojë të di çdo gjë: sa herë ishit në tualet dhe pse nuk i tregove që shpenzove një orë në lokal me mikun tënd. Nëse ajo nuk do të dije diçka, në mënyrë të pandërgjegjshëme do të ndjehet e cënuar dhe e rrezikuar.

-Ajo do besnikëri
Ajo është e duhura për ty, ajo dhe familja juaj janë më të rëndësishmet për ty. Pjesa tjetër: hobit, puna, miqtë vijnë më pas. Po, po, meshkujt janë poligamikë e bla bla bla, harroje këtë pjesë. Nga momenti që u martove nuk ka më femra të tjera për ty. Ajo do të thoshte, mund të shikosh, por mos prek.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is copyright protected !!