PARISIENE BËHESH…NUK LIND! Nga Nr. Pranveror i Revistës "Jeta"

 

“Eleganca është e vetmja formë bukurie që nuk venitet kurrë…” dhe me këtë shprehje të ikonës së stilit “Haudrey Hapburn”, do doja ta nisja me këmbën e djathtë. Ndërkohë që bukuria, siç ka një moment lulëzimi ka edhe një venitje, kur vjen puna te finesa, elegance dhe stili, gjithçka duket se mbulohet nga një aromë dhe dritë përjetësie. Anita Ekber, Jaqueline Kennedy, Lady D., Coco Chanel, na kanë mësuar se bukuria qëndron përtej një palë buzëve mishtore, përtej një portreti të përsosur dhe këmbësh kilometrike, bukuria që përcjell finesa e një femre, në mënyrën se si flet, si ecën, si vishet, është një formë komunikimi që flet një gjuhë ndërkombëtare, e lexueshme nga të gjithë, si një kod joformal por të perisofistikuar. Finesa, shpesh herë është e lindur, porgjithashtu, nëse e kultivojmë atë, mund të përvetësojmë elegancën e komunikimit me trup dhe gjeste, dhe të mësojmë ti japim vlerën e merituar detajeve që në fakt bëjnë diferencën !

OlesiaLeço, autore e Librit “Bon Ton. Etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar” do të na mësojë nëpërmjet sygjerimeve të saj, si të shndërrohemi në ikonat e stilit BON TON, duke u bazuar edhe në pyetjet tuaja…

-Nëse jemi të ftuar në një darkë formale, me persona me të cilët nuk kemi konfidencialitet, cfarë do të ishte e këshillueshme që të vishnim dhe cfarë do të ishte mirë të mos bënim ?

Zgjedhja e veshjes per nje event, per ne femrat duket se kthehet ne nje mission te veshtire, qe na merr kohe. Ajo qe cdo femer duket te kujtoje ndersa zgjedh, eshte nje veshje qe nxjerr ne pah fenimilitetin e saj, por pa u bere vulgare.Ajo qe ju keshilloje gjithmone eshte qe elegantja, klasikja, nuk kane asnjehere rezultate negative. Fusntani i zi , i cili mund te kombinohet me nje shall me ngjyra dhe me nje aksesor.Po ngjyrave pastel ose nje ngjyre e gjelbel e hapur, jo funde apo fustane shume te shkurtra, dekolte te theksuara, veshje me shkelqim. Kepucet duhet te jene dekolte te kombinuara me veshjen, nese preferoni pantallonat zgjidhni nje model te thjeshte te drejte.Duhet te beni shume kujdes me bizhuterite te cilat nuk duhet te jene shume te dukshme , po keshtu edhe zgjedhja e kepuceve me taka, dua te kujtoj zonjat qe ajo qe vendos ti mbaje, duhet te dije ti perdore me elegance. Me mire nje pallto apo pardesy sesa nje pelice. Po keshtu motivet e kafsheve krokodil, leopard etj, nuk jane per evente formale. Ne nje darke ku qendroje ulur rreth tryezes kujtojme qe tregojme me shume intelektin se sa fustanin.Nje rregull i pergjithshem qe vlen per cdo gje, eshte qe te mos egzagjerojme.

 

 

-Buzëkuqi i kuq, kur është më i përshtatshëm për tu përdorur, dhe kur duhet shmangur në mënyrë kategorike ?

Nje rregull qe vlen si per zonjat dhe zonjushat, eshte qe cdo ide qe sugjerohet nga make up artist, duhet te pershtatet me stilin tone dhe vendin ku do te shkojme. Pra cdo keshille mbi moden, ju lutem kalojeni ne filtrate tuaj personale, per te nxjerre ne pah me te miren tuaj.Cdo gje k ate beje me ekuilibribrin qe duhet te krijojme ne te gjithe paraqitjen tone. Pra nese kemi nje kostum te zi, me floke te kapura, mund te mbajne nje buzekuq te kuq edhe ne oret e para te dites, kuptohet pershtatur me nje truk shume natural. Bejme gjithmone balancen e trukut te syve me ate te buzeve. Vetem ne fundjave ne mbremje mbase ne nje club per te kercyer mund te perdorim smoky eyes dhe buze te ndezura. Zonja dhe vajza duhet et bejne kujdes me ato detajet qe ndonjehere anashkalohen dhe e shderrojne tersisht pamjen tone edhe pse jemi impenjuar per te zgjedhur lukun tone.Make up qe krijon nje maske te dukshme ne fytyre, nje phard qe ka ndotur jaken e fustanit apo te kemishes, thonj te lyer me ngjyre te ndezur dhe te coptuara, pra mbetje te manikyrit mbi thonj, jane tregues per nje nenvleresim te pamjes tone.

– Nëse do të ishim të ftuar në një ceremoni pagëzimi, cilat ngjyra duhet të preferojmë për veshjen tonë dhe në cilin stil ?

Ceremonia e pagezimit nuk eshte nje cocktail party, prindrit ftojne familjen dhe miqte e ngushte, dhe vendi I ceremonies eshte i shenjte, prandaj nuk mund te jemi te egzagjeruar ne stilin e veshjes. Zonjat duhe te jene te veshura me fustane apo ngjyra per tju pershtatur eventit, jo me te zeza, por me ngjyra pastel dhe ngjyra te hapura. Kujdes me dekolte, mbase ndonje kostum do te ishte ideali apo fustan me nje triko mbi shpatulla.

-Cfarë nuk duhet të bëjmë kurrë në një takim të parë ?

Edhe pse jetojme ne nje bote ku jeta jone reale po shkon paralel me ate virtuale, pra per te bere per vehte nje djale apo nje vajze menyra me modern jane sms apo kominikimi ne rrjetet sociale. Nuk duhet te harrojme qe perkedheljet romantike, ne nje lule, nje xhest apo nje dedikim mbeten gjithmone ne mode. Nje rregull qe vlen ne cdo takim, jo vetem ne ato ne nje raport dashurie, eshte korrektesia. Pra paraqituni ne orarin e caktuar, jo me vonesa. Per sa i perket veshjes, vajzat duhet ti leme me shume hapsire fantazise, mund te jene interesante edhe te veshura, pra jo shume lakuriqesi. Te qenit elegante bie ne ndesh me te qenit seksi, veshjet intime quhen te tilla per te qene te padukshme, ndaj kujdes me siluetat e tyre apo ndonje rrip qe shkujdesur mund te duket nga bluza apo fustani, nuk eshte aspak elegante. Kujdes me veshjet e markave, logot e markave nga koka te kembet ju bejne te dukeni te pa sigurt dhe eksibicionist. Gjate mbremjes nuk veme kurre veten ne qender te cdo bisede, nuk perdorim telefonin gjate mbremjes dhe mbi te gjitha nuk harrojme te falenderojme per mbremjen e ofruar

 

-Cilat janë ato detaje që na bëjnë të dukemi si “franceze” ?

Nuk mund te jemi Bon Ton pa qene te edukuar, por mund edhe te zbatojme me perpikmeri te gjithe rregullat e nje edukate te mire dhe perseri te mos jemi Bon Ton. Ndaj shpesh here themi qe Bon Ton/i vjen lehtesisht I manifestuar ne nje shoqeri te mire edukuar. Eleganca tek femrat duhet te tregohet pa agresivitet, pa u imponuar me veshjen, sjelljen apo mendimin. Perdorim shpesh termin “franceze”  per kete, per te treguar nje femer elegante dhe femerore e cila eshte gjithmone terheqese. Elemente qe e bejne kete jane toni i zerit, I cili duhet te jete ne lartesine e duhur, as psheretime por as e larte, respekti ndaj tjetrit jo vetem ne ato qe themi por edhe ne menyren e te veshurit. Per shumbull ato floket e kapura me kapse shkujdesur perkthehen, isha me aq nxitim sa nuk munda te rregulloj floket, apo mamate qe vishen njelloj si vajzat e tyre adoleshente nuk jane Bon Ton, edhe mosha duhet treguar me stil dhe klas.

-Cfarë e bën një femër fatale të duket e tillë ?

Duhet bere nje kujdes i madh ne shoqerine ku jetojme, ne linjen e holle qe ndan femren fatale me vulgaritetin. Nje femer inteligjente dhe sharmante krijon nje ndjesi te cuditshme tek meshkujt, ate te frikes se mos arritjes. Nderkohe femra vulgare krijon nje ndjesi tjeter, ate te te arriturit shume lehte. Menyra e te sjellurit, veshja dhe bukuria fizike jane tre elementet baze te nje femre fatale dhe te berit per vehte eshte obiektivi final. Fatkeqesisht jetojme ne kohe ku kryefjale eshte te tregojme,  thene ndryshe ne nje ekspozim mbi vanitetin dhe jo mbi substance ku me rendesi ka te dukesh se sa te jesh.

 

 

 

Leave Your Reply