Lista e paketimeve të pushimeve verore Cfare duhet të bëni "check" përpara udhetimit

Të vendosësh të organizohesh mbi gjërat që duhet të paketosh për pushime mund të tingellojë sfilitëse, por nëse dëshiron që pushimet tuaja të jenë pa strese dhe të papritura, bën mirë të fillosh që tani.

Për të të ndihmuar që të anashkalosh atë pjesën e mundimshme, ne po ju vijmë në ndihmë. Ka shumë gjëra dhe vendime për të qenë pjesë e listës suaj të udhëtimeve. Duke filluar që nga sa tipe sandalesh duhet të merrni (4 është numri ideal) deri tek nëse duhet ta merrni dhe atë bluzën që nuk e keni veshur kurrë… (përgjigjia është jo), është pjesa më stresuese e momentit të paketimit. Por sigurisht kjo nuk duhet të ndikojë tek ajo cfarë ju po planifikoni vërtet, të shijoni rrezet e diellit dhe të relaksoheni.

Vajzat fashion të mencura, e dijnë që sado e këndshme apo e parezistueshme të jetë një veshje, ajo do të merret vetëm nëse mund të vishet më shumë se një herë. Për tju ndihmuar, ne përpiluam listën përfundimtare të paketimit për tju udhëhequr përmes këtyre zgjedhjeve të vështira. Që nga sa tipe pantallonash duhet të merrni, deri tek bluzat, pergjigjet janë ketu!

Leave Your Reply