Një nga dëshirat më të forta për nënat që janë në pritje të ëmbël, është ardhja në jetë e një vajze. Ashtu sikurse dhe meshkujt që preferojnë përgjithësisht një fëmijë të parë djale, ndoshta për të luajtur së bashku me top apo për të parë filma aksioni me një pije para, edhe femrat kanë deshirën e tyrë të vecantë, për të parë një version të vetes në miniaturë. Eshtë e ditur botërisht që për cdo vajzë, shoqja më e mirë është dhe vetë nëna e tyre, tek e cila shohin shëmbullin më të bukur të asaj që dëshirojnë të bëhen në të ardhmen. Por cfarë e bën raportin e tyre kaq të vecantë? Ndiqni galerinë më poshtë…
1 nga 8
VESHJET
Të paturit një fëmijë vajzë është njëlloj sikur të kesh një kukull reale që mund ta veshësh me kombinimet më të bukura. Fustane, fjongo, aksesore koke, balerina, geta me ngjyra e detaje të tjera të pafundme, që cdo nënë dashuron të provoje te vajza e saj e vogel. Për nënat më me fat, vajza e tyre do i ndjeki me përpikmëri keshillat e saj të modës, por sigurisht që do të ketë dhe përjashtime, kur të përballen me vogëlushen e tyre me frymën “rock and roll”. Edhe në këtë rast, okazionet për pak shopping, nuk do të mungojnë!
2 nga 8
E BUKUR SI MAMI
Meshkujt nuk do mund ta kuptojnë dot kurre, ato orët e gjata mes vajzash, duke u kujdesur për pamjen e tyre. Një nënë e një vajzë e dijnë mirë, rëndësinë e madhe që ka paraqitja e jashtme, ndaj nuk lodhen kurrë së lyeri thonjtë njëra tjetrës. Kur vjen puna për këshilla bukurie, kush më mirë se nëna jote, mund të të mesojë të fshehtat e një lekure rrezellitëse, dhe flokësh plotë shkëlqim?
3 nga 8
SHOPPING IS LIFE!
As një partner, as më i devotshmi, nuk do të ketë durimin që kanë një nenë dhe një vajzë kur vjen puna për të bërë shopping. Orë e orë të arta, të shpenzuara më së miri (te paktën kështu mendojmë ne) duke kërkuar fustanin perfekt. Sapo vogelushja juaj të filloje të rritet së paku, është e sigurt që do behet partnerja më besnike fundjavave të gjata të shopping. Edhe pse ne moshë fare të vogël, këshillat e saja do ju surprizojnë. Por nëse nuk ndodh kështu, përseri mund tju mbajë canten nderkohë që ju ndrroheni në dhomën e zhveshjes. Jo keq apo jo?
4 nga 8
EMBELSIRAT
Cdo nënë, moderne apo retro, në ritualet e saja më të dashura, ka përgatitjen e embëlsirave “hand made”. Në kujtimet e cdo vajze, janë recetat e biskotave dhe torta që përgatiste së bashku me nënën apo gjyshen, dhe të njejtin kujtim dëshiron ti lërë edhe vogëlushes të saj. Orë të tëra në shoqërinë e njera tjetrës, duke përgatitur brumin ideal për atë kekun, për të cilin vdes babi!
5 nga 8
KENDI I RREFIMIT
Cdo nënë ka ritualin e shënjtë të rrëfimit. Nuk rrëfehet vetë ajo, por rrëfehet e bija, e cila gjen ngrohtesinë e nevojshme, për të treguar gjithë bwmat dhe pakënaqësitë e jetës së saj të pamundur. Ai djali te klasa që e bezdis dhe i shkul flokët vazhdimisht, ajo shoqja që dhe aq shoqe su tregua, dhe pëlqimet e para për atë djalin më të madh që luan futboll. Këto janë momentet e arta mës një nëne dhe një vajze, që krijojnë bazat e para për një miqësi të pafundme.
6 nga 8
AH AI BABI!
Le ta pranojme vajza dhe zonja. Të gjitha të paktën një herë në jetë, kemi dëgjuar nënën tonë të na ankohet për babain. Rrëmuja nëpër shtëpi, harresat dhe dhuratat e munguara për ditëlindjen e kushedi cfarë tjetër ende. E dijmë, ska gjë më të sikletshme se të dëgjosh ankesa për atë që ti konsideron mbretin tënd. Vjën një moment ama në jetë, kur dhe ne nisim të bejmë të njëjtën gjë. Kësaj here jo për babain tonë kuptohet, por për njeriun tonë të zemrës, që “pa dashje”, i bwn herë pas here “like” asaj vajzës bionde të instagramit të tij. E kush më mirë se nënat, mund të kuptojnë fiksimet tona të vazhdueshme?
7 nga 8
CFARE FATI, KEMI NJE MASE!
Vjen një ditë e bukur në jetën e cdo vajze, kur fillojnë të të bëjnë rrobat e mamasë tënde. Eshtë kaq emocionuese ne fakt, kur dollapi i saj bëhet edhe i yti. Fustane retro’ për atë festën me temë “vintage” buzë liqeni dhe ato pantallonat me bel të lartë, që shoqët të kanë zili. E dimë e dimë, që ky moment të dashura nëna, nuk është kaq i lumtur dhe për ju. Papritur nuk gjeni më as veten tuaj, mes rrëmujës që ju lëmë në dhomë, sa herë dalim. Për më “fatlumet” mund të rastisni të keni dhe një numër këmbe me vajzën tuaj. Mos u mërzisni, fundja ato këpucet e adhurueshme nga koleksioni i fundit i atij stilistit që sme kujtohet emri, nuk është se kushtonin dhe kaq shumë! Apo jam gabim?
8 nga 8
ME NE FUND DHE TI SI SHOQET E TUA!
Pas lloji lloji peripecirash, ku vajza juaj ju ka bërë cdo fije floku të bardhë nga dëshpërimi, më në fund edhe ajo gjeti personin e ëndrrave! Keni degjuar lloje lloje historirash fantastiko shkencore, Albani shumë xheloz, Rezarti shumë indiferent, Juliani se si ecte dhe Fatjoni se si buzëqeshte. Dëri ktu se të tjerët as që jua kujtojmë emrat, por ama kujtojmë emrin e personit që më në fund ju bëri të lumtur, e cfarë mund të kërkoje më shumë një nënë, se sa të shohi vogëlushen e saj të veshur me fustan të bardhe? Ah po, harruam pyetjen e radhës, Kur do bëhemi gjyshe ne?!