Këpucët më të kërkuara para dhe pas 60 vitesh 60 vite më vonë, vazhdojnë të jenë këpucët që cdo Editor i dëshiron...

Pavarësisht faktit që këpucët Chanel dy ngjyrëshe u krijuan 60 vite më parë, ato janë ende këpucët më të dëshiruara dhe kërkuara edhe në këtë ditë. Cdo sezon, disa rikrijime të reja vijnë dhe menjëherë të gjitha shiten. Të dizenjuara në 1957 nga Coco Chanel, këpucet dy ngjyrëshe ishin menduar të imitonin këpucet e burrave të asaj kohe. Falë kontrastit dy ngjyrësh, këmba duket më e hollë dhe më e gjatë. Inteligjente apo jo?

(Femrat në 1957 veshur me këpucët dy ngjyrëshe Chanel.)

Natyrisht që nga ajo kohë, këpucët u “zhdukën” deri kur u rishfaqën sërisht në pasarelat e Chanel gjatë javëve të modës si dhe në fotot e panumërta të streetstyle. Cuditërisht, rikrijimet nuk kanë aspak ndryshim nga modelet e kaluara, ku pjesa e përparme e gishtit është në ngjyrë të zezë. E ndërsa kohëve të fundit themi se disa modele janë në ngjyra të ndryshme (falë Karl Lagerfeld), për të mos përmendur kopjet e panumërta, këto këpucë vazhdojnë të jenë këmbët më të fotografuara në të gjithë botën.

Leave Your Reply