Gilles Clément, botanisti që ndryshoi konceptin e kopshtarisë ‘puno me natyrën, jo kundër saj'

Gjithmonë një drejtues dhe jo një ndjekës i trende-ve, Clément është një nga botanistët botërorë më të veçantë, jo lloji ‘romantik’ i një botanisti por një kampion i ‘ekologjisë humane’ duke u përqëndruar në një version të natyrës së egër për të dizenjuar kopshte dhe oborre.

Gilles, pësoi një ndryshim drastik në mënyrën si mendonte që në moshë të re, kur duke ndihmuar babin e tij të spërakste trëndafilat me lëndë toksike, përfundoi i helmuar. Pas këtij incidenti, studimet e tij  i vazhdoi në një zonë në afërsi të Parisit duke studiuar natyrën në gjendjen e saj më të pastër.

Direkt pas përfundimit të studimeve të tij në 1970 për agronomi dhe dizanj peisazhi, ai mbronte kopshtarinë biologjike, nën moton ‘puno me natyrën, jo kundër saj’.  Admiruesit e tij tashmë ndjekin leksionet që jep në Francë, duke e kthyer në një guru të mbrojtjes së natyrës. 

Projekti i parë më i njohur është ‘Moving Garden’ apo ‘Kopshti në lëvizje’. Këtë projekt e krijoi në një farmë të braktisur, përgjatë 10 viteve ku lejoi rritjen e një kopshti duke u kujdesur vetëm për drejtimin që bimët po mernin jo për llojin që rritej apo formën që mernin. Për Clément zbulimet që bëri përgjatë kësaj kohe ishin thelbësore.

          ‘Duke parë natyrën të krijonte në mënyrë të lirë, merja vetëm ndjesinë e lirisë dhe lumturisë’.

Pas kësaj ai zgjedh që elementët e natyrës si: pemët, shkurre, barin – madje edhe trëndafilat t’i lejonte të integroheshin të lirë me njëri-tjetrin.  Ai ripërcakton emërtimin e një kopshtari duke thënë se një kopshtar i zoti duhet të ketë rol mbrojtës përkundrejt bimëve dhe jo të synojë rritjen e tyre me element toksikë. Kjo lëvizje sipas tij, do të tregojë qartë edhe ndryshimet në mjedis kohë pas kohe dhe do të lejojë gjallesat të krijojnë habitatin e tyre të lira dhe të shëndetshme.

Projekti i parë publik i krijuar ishte ‘Parc André-Citroën’ në Paris i cili përfshin idenë e krijimit të një parku të lirë për të cilin stafi parizien do të kujdesej pa përdorur kimikate.

Punën e tij asnjëherë nuk dëshironte ta cilësonte si art, edhe përse kritikët e cilësojnë si të tillë. Ai e quan punën e tij përgjatë viteve të fundit si një koncept të ri të peisazhit ‘landscape of the Third Kind’. Botërisht Gilles vazhdon krijon punë të cilat janë misterioze por të nxisin kuriozitetin për t’i eksploruar herë pas herë duke kuptuar një mënyrë të re të menduari për kopshtarinë.

 

Leave Your Reply