A je vërtet gati për të nisur një marrëdhënie ?

Një vizitë e veçantë në zyrat e revistës “Jeta”
April 10, 2017
Pyetja e përjetshme: Çfarë do një grua ?
April 12, 2017

A je vërtet gati për të nisur një marrëdhënie ?

Dëshira për të qenë në një marrëdhenie, nuk do të thotë se jemi gati për t’u futur në një të tillë. Thuhet kudo se dashuria mund të shërojë dhe zgjidhë çdo gjë, por në shumë momente të vështira na ndodh që të fajësojmë marrëdhënien tonë për faktin se nuk jemi të lumtura. Pse ndodh kjo? E vërteta është se ne nuk jemi realisht gati.

Fuqia e një raporti të shëndetshëm nuk mund të mohohet kurrësesi, por për të qenë pjesë e saj, si fillim duhet të kujdesemi për mirëqenien e vetes sonë.

  • Nuk jemi të lumtura me jetën tonë.

Nuk duhet të pretendojmë se lumturinë do ta gjejmë pikërisht në një lidhje. Ajo që duhet të bëjmë është që të jemi ne ato që do të sjellim lumturinë në raport. Kjo do të vlente për të dyja palët dhe kështu do të kishte harmoni e do të  quhej një marrëdhënie e lumtur, duke shtuar gëzimin në jetë. Nëse nuk ndihemi mirë me veten dhe kërkojmë mbështetje tek dikush tjetër, do të dukeshim shumë vulnerabël përpara tij edhe do të mund të zhgënjeheshim më lehtë. Sapo të ndihemi të plotësuara, me vetëbesim dhe të kënaqura me jetën sociale, atëherë gjithë ato çka përmendëm më lart do të jenë të mundura.

 

  • E gjejmë veten në të njëjtat situata gjithmonë.

Jemi me fat që gjithmonë kemi mundësinë të takojmë njerëz të veçantë, edhe pse shpesh përfundojmë me meshkuj të cilët nuk janë të gatshëm për angazhime më serioze në një marrëdhënie. Ky shpjegim është i shkruar në subkoshiencën tonë, e cila provon të dëgjohet edhe nëse përdor këto situata të dhimbshme deri diku. Ajo e ka një kuptim që duhet ta zbuloni vetë. Ndoshta do të pushoni së zgjedhuri mashkullin e gabuar.

 

  • Ende nuk jeni shkëputur nga e shkuara.

Jo rrallë herë ndodh që diçka nga e kaluara të na mbajë lidhur, duke na penguar për të hedhur hapa drejt të ardhmes. Kjo ndodh kur ende nuk e kemi harruar ish të dashurin. Marrëdhëniet e reja që mund të krijohen nuk do të funksionojnë, pasi ndoshta jemi futur në atë raport për të hequr mendjen ose për të bërë ish-partnerin xheloz. Kjo pengon në krijimin e një lidhjeje të pastër. Një arsye tjetër mund të jetë se ju ende kërkoni cilësi të tij tek personi i ri që keni përballë dhe nëse ajo marrëdhënie nuk funksionoi, tregon se ndoshta një ose më shumë prej këtyre karakteristikave nuk janë të duhurat. Atëherë përpara se të nisni një kapitull të ri, mundohuni ta pranoni se marrëdhënia juaj e vjetër ka përfunduar, nxirrni mësime dhe jepini vetes kohë për t’u rikuperuar. Koha nuk mund të shërojë çdo plagë pa ndihmën tuaj.

 

  • Keni ngritur shumë barriera.

Shumë njerëz jetojnë të vetmuar për shkak të mureve të larta që kanë ndërtuar. Nëse ju ndiheni vulnerabël dhe do të donit ta ruanit veten tuaj nga angazhimet emocionale, mund të veproni gabim duke larguar një person që në fakt është më se i gatshëm të angazhohet me ju. Kjo do të thotë se lidhja është e prishur pa nisur ende mirë dhe do të vazhdoni të rrini pas mureve që keni ngritur. Kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet të mos keni kujdes, por një marrëdhënie e shëndetshme ka nevojë që të dy partnerët të mbështeten dhe të besojnë tek njeri-tjetri.

 

  • Ndiheni të dëshpëruara

Ajo që ndodh rëndom është se ne femrat mundohemi shumë për t’i pëlqyer meshkujve dhe kjo shpesh na nxjerr nga vetja. Fillesat e kësaj sjelljeje qëndrojnë në faktin se nuk e pëlqejmë veten dhe nuk ndihemi komode. Por nuk mund të pretendojmë që dikush të na dojë kur, në fakt, ne nuk e duam veten tonë. Në të njëjtën kohë, mos pretendoni që dikush të dashurohet pas diçkaje false, shumë shpejt fasada do të bjerë dhe ajo që do të dalë në pah do të jetë një imazh i ngatërruar dhe i shëmtuar. Arsyeja e fundit, por jo më pak e rëndësishme është se duke pasur këtë gjendje mendore, mund të ndodhë që të plotësoni “profetësinë” tuaj. Në një formë apo në një tjetër, sjellja juaj e frikësuar do t’ju orientojë në një drejtim të gabuar.

Më parë dashurohuni dhe merruni ju me veten tuaj, për t’u kthyer pastaj në një emocion të veçantë për personin që do të qëndrojë përballë jush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is copyright protected !!