Fragrancat joshëse Parfumet e preferuara në Shqipëri sipas...

Është pjesë e ritualeve tona më të dashura tashmë që me ardhjen e stinës së Pranverës dhe Verës, të nisi edhe kërkimi i parfumit më të ri, që do të karakterizojë gjithë periudhën e bukur të Verës. Fragranca të lehta që evokojnë lulet e stinës, të përziera me aromat natyrale të frutave si limoni, ananasi dhe kombinime më të pazakonta, ku aromat më klasike siç është ajo e vaniljes dhe e kafes, bashkohen me aromën e bimës së irisit, lules së portokallit, jasminen e Madagaskarit, për të krijuar ndjesi unike dhe të paharrueshme. Parfumi që përzgjedhim flet për personalitetin tonë dhe përcjell pjesë të elegancës, ëmbëlsisë dhe sensualitetit apo forcës që na karakterizon. Është një sekret joshjeje që s’duhet nënvlerësuar kurrësesi dhe për të marrë këshillat më të mira, kemi vizituar një nga tre pikat e “Etos Parfumeri” në Tiranë, që operon në treg nga viti 2004 dhe prej 13-vjetësh plotëson dëshirat dhe të gjitha nevojat për produktet e mirëmbajtjes në kozmetikë parfumeri. Pyetëm më tej, për të mësuar nga vetë staff-i menaxhues se si kishte lindur idea për të sjellë në Shqipëri pikat e parfumerisë “Etos”, të cilët na shpjeguan se “idea kishte lindur duke parë se sa shumë kjo industri ofronte jashtë Shqiperisë, ndërkohë që në vendin tonë zgjedhjet ishin shumë të vakëta. Shumë brande ndërkombëtare mungonin dhe nuk njiheshin nga klienti shqiptar dhe kjo na nxiti të krijonim një dyqan të parë referues, ku klientët mund të gjenin produktet cilësore të importuara nga perëndimi. “Besimi i klientëve, nevojat e tyre dhe puna jonë për të sjellë gjithmonë marka prestigjioze dhe siguri për cilësinë e tyre, bëri që “Etos&al” të jetë tashmë me tre dyqane në Tiranë.
Por cilat janë sugjerimet e staffit të “Etos” për sezonin e Pranverës? Revista “Jeta” ju përcjell disa prej fragrancave më mbresëlënëse që na kanë bërë të dashurohemi me “nuhatje të parë”!

 

Leave Your Reply