10 fakte (që nuk i dinit) për Ajnshtajn-in Romanca befasuese, intriga politike, ky ishte Albert Ajnshtajn.

 

  1. Ai hoqi dorë nga nënshtetësia e tij gjermane, kur ai ishte 16.

Qysh në moshë të re, Albert Einstein urrente nacionalizmin e çdo lloji dhe të konsideruarit e preferueshme që të ishte një “qytetar i botës.” Kur ai ishte 16, ai hoqi dorë nga nenshtetësia e tij gjermane dhe ishte zyrtarisht “pa shtet”, derisa ai u bë një qytetar zviceran në 1901 .

 

  1. Ai u martua me nxënësen e vetme femër në klasën e tij të fizikës.

Mileva Maric ishte e vetmja studente femër në sektorin e Ajnshtajnit në Politeknikun Cyrih. Ajo ishte e apasionuar pas matematikës dhe shkencës, dhe ishte një fizikante që aspironte në të drejtën e vet, por ajo hoqi dorë nga ambiciet kur u martua me Ajnshtajnin dhe u bë nëna e fëmijëve të tij.

 

  1. Ai kishte një dosje prej 1427 faqesh në FBI.

Në vitin 1933, FBI filloi mbajtjen e një dosje të Albert Ajnshtajn, pak para udhëtimit të tij të tretë ne SH.B.A. Kjo skedë do të shtohej në 1.427 faqe dokumentash të fokusuara në shoqatën e përjetshme të Ajnshtajnit me pacifistin dhe organizatën socialiste. J. Edgar Hoover edhe u rekomandua që Ajnshtajn të mbahej jashtë Amerikës nga perjashtimi Aktit Alien, ai ishte i dëbuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së.

 

  1. Ai kishte një fëmijë të paligjshëm.

Gruaja e ardhmshme e Ajnshtajnit, Mileva lindi jashtë martese një vajzë në vitin 1902 kur  po qëndronte me familjen e saj në Serbi. Foshnja u quajt Lieserl, dhe thënë nga historianët, ajo mund të ketë vdekur në foshnjëri nga virozat e kohës ose është dhënë për adoptim. Sidoqoftë, Ajnshtajni kurrë nuk e pa vajzën e tij. Ekzistenca e Lieserl nuk njihej gjerësisht deri në vitin 1987, kur një koleksion i letrave Ajnshtajnit u bë publike.

 

  1. Ai pagoi divorcin e gruas së tij të parë me paratë e çmimit Nobel.

Nga fitimi i çmimit Nobel, Ajnshtajni ofroi gjithë paratë e çmimit te tij ti kalonin gruas së tij të parë, Mileva Maric, që kështu ajo të ishte dakort për dhënien e divorcit. Çmimi ishte mbi $ 32,250, e cila ishte më shumë se dhjetë paga mesatare vjetore e një profesori në atë kohë.

 

  1. Ai u martua me kushërirën e tij të parë.

Elsa, e dyta Zonja Ajnshtajn, ishte e bija e motrës së nënës së Albertit, duke i bërë ata kushërinj të parë. Ata ishin kushërinj të dytë gjithashtu, duke qenë se babai i Elses dhe babai i Albertit ishin kushërinj. Emri saj i vajzërisë ishte Ajnshtajn.

 

  1. Ai ishte një aktivist i të drejtave civile përpara lëvizjes për të drejtat civile.

Ajnshtajni ishte një mbështetës i fortë i të drejtave civile dhe fjalës së lirë. Kur W.E.B. Du Bois u padit në vitin 1951, si një agjent i paregjistruar nga një fuqi e huaj, Ajnshtajni doli vullnetar për të dëshmuar si dëshmitar karakteri në favor të tij. Pasi avokati Du Bois e informoi gjykatën se Ajnshtajni do të paraqitej, gjyqtari vendosi për pushimin e çështjes.

 

  1. Djali i tij ishte i rehabilituar për shumicën e jetës së tij.

Djali i dytë i Albertit, Eduard, të cilin, ata e quanin me perkedheli “Tete”, u diagnostikua me skizofreni dhe qëndroi në spital për shumicën e jetës së tij. Eduardi ishte i apasionuar pas psikoanalizës dhe ishte një fans i madh i Frojdit. Edhe pse ata komunikonin përmes letrave, Alberti kurrë nuk e pa përsëri pasi emigroi në SH.B.A në vitin 1933. Eduard vdiq në moshën 55 vjecare në një klinikë psikiatrike.

 

  1. Ai kishte një miqësi te ngushte me “babain e luftës kimike.”

Fritz Haber ishte një kimist gjerman, i cili ndihmoi për rekrutimin e Einstein në Berlin dhe do të bëhej një nga miqtë e ngushtë të Ajnshtajnit. Haber ishte hebre, por konvertuar në të krishterë, dhe predikoi virtytet e asimilimit të Ajnshtajnit para se nazistët të vinin në pushtet. Në Luftën e Parë Botërore, ai perdori një gaz vdekjeprurës klori, i cili ishte më i rëndë se ajri dhe rridhte poshtë në llogore dhe kështu mbyste ushtarët nga dhimbja dhe djegia nëpërmjet fytit dhe mushkëritë e tyre. Haber është referuar disa herë si “babai i luftës kimike.”

 

  1. Ai kishte një aferë me një spiun të dyshuar rus.

Në vitin 1935, thjeshtra Ajnshtajnit Margot, e prezantoi atë me Margarita Konenkova, dhe ata u dashuruan. Në vitin 1998, Sotheby nxorri në ankand nëntë letra dashurie të shkruara nga 1945 deri ne 1946 te Ajnshtajnit dhe Konenkovës. Sipas një libri të shkruar nga një mjeshtër spiun rus, Konenkova ishte një agjente ruse, ndonëse historianët nuk e kanë vertetuar këtë fakt.

Leave Your Reply